Rreth nesh

Një fytyrë e lumtur me një buzëqeshje të bukur

Kush jemi ne

Ne kujdesemi me pasion për buzëqeshjen tuaj.

Rreth nesh - Art Smile Clinic

Mjekët tanë janë specialistë me përvojë në implantimin dentar dhe protezat. Ne ndihmojmë në rastet më të vështira, dhe përdorim metodat më moderne të trajtimit.

Në klinikën tonë, me pajisje të fundit të teknologjisë si skaneri Orthopos XG 3D i kompanisë prestigjoze Sirona, visiografi portativ Ai Ray për grafi dentare me dozë minimale rrezatimi dhe skaneri intraoral Medit i700, që ju jep mundësinë t’i thoni JO marrjes së masave me silikon që shkaktojnë refluks, kemi mundësinë të ofrojmë diagnostikim dhe trajtim të avancuar për pacientët tanë. Këto pajisje jo vetëm që rrisin saktësinë e diagnozave, por gjithashtu përmirësojnë ndjeshëm përvojën e pacientit, duke ofruar zgjidhje më të shpejta dhe më komode gjatë gjithë procesit të trajtimit.

 

Ne i afrohemi secilit klient individualisht. Ju mund të diskutoni me ne cdo aspekt, të vendosni per llojin e materialit, te zgjidhni saktësisht metodën e trajtimit dhe llojin e kurorave apo te protezave që ju përshtaten në aspektin e çmimit dhe cilësisë.

Njihuni me Ekipin tonë

Ju ndihmojmë që të buzëqeshni.

Ernest Llaka

PHD. Kirurg Oral.
Mjek Ortoped

Besmir Shametaj

Mjek Stomatolog

Dorian Damjani

Mjek Stomatolog

Joana Tola

Mjeke Stomatologe

Irena Lazaj

Asistente Dentare

Fatjona Lazaj

Menaxhere

Takimi i parë me Stomatologet tanë

Në takimin e parë, do të takoni mjekun, ku do të zhvilloni një bisedë të hollësishme dhe mjeku do t’ju ekzaminojë në mënyrë të detajuar për dhëmbët tuaj.

Fotoprotokoli dentar përfshin një set fotosh të dhëmbëve tuaj nga kënde të ndryshme. Kështu, ju dhe mjeku do të keni mundësinë të analizoni vizualisht situatën së bashku.

Grafia dentare, e cila kryhet nëpërmjet visiografit portativ dhe skanerit 3D, garanton një diagnozë pa gabime!

Kjo do të pasohet nga një analizë e detajuar e situatës, duke marrë parasysh të gjitha të dhënat: ekzaminimin, protokollin e fotografisë dhe diagnostikimin përmes grafisë dentare apo skanerit 3D. Kjo qasje e plotë siguron që çdo aspekt i shëndetit tuaj oral të merret parasysh dhe të trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pacientë
+ 0 K
Pacientë aktiv
+ 0 K
Doktorë
+ 0
Vite eksperiencë
+ 0

Vizioni ynë

Në Art Smile Clinic, vizioni ynë është të ofrojmë një kujdes dentar të jashtëzakonshëm dhe të personalizuar, duke u fokusuar në nevojat e secilit pacient.

Mission

Misioni ynë në Art Smile Clinic është të ofrojmë kujdes dentar të shkëlqyer dhe shërbime të personalizuara që përmirësojnë shëndetin dhe estetikën e buzëqeshjes tuaj.

Motto

ASC- Aty ku Shkenca dhe Arti
Takojnë Buzëqeshjen

Çfarë do të merrni si rezultat i konsultimit fillestar?

 

Ju mund të zgjidhni opsionin e trajtimit dentar që është më i rehatshëm për ju. Dhe merrni një llogaritje të plotë të kostos së punës, pa rezerva dhe paqartësi.

Informacion

Informacion te rëndësishëm për gjendjen e dhëmbëve tuaj (shumica e pacientëve mësojnë shumë gjëra të reja në këtë fazë).

Mësoni

Do të mësoni për situatën më "emergjente" (çfarë duhet trajtuar menjëherë), dhe çfarë mund të presë. Do të mësoni për sekuencën (radhen) e trajtimit dentar që ju nevojitet.

Teknologjia

Do të mësoni rreth teknologjive të mundshme, cilësisë së disa materialeve ose implanteve dentare

Përfundimi

Ju do të shkoni në shtëpi me një kuptim të plotë të situatës, të gjitha fazat e trajtimit dhe komponentin financiar të rehabilitimit tuaj.